Me moton “Kthema adresën”, qindra shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër veprimeve diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare. Ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë. Protestuesve u priu kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, asamblistët shqiptarë në Medvegjë si dhe aktivistë të tjerë. Gjatë protestës pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese serbe ndaj komunitetit shqiptar. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Dihet se më shumë se 4o.000 janë larguar nga trojet e tyre, sidomos nga viti 1999.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …