BDI u reformua me ikjen e Izet Mexhitit, zgjedhje për ta ndalur poshtërimin e shqiptarëve

BDI ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia. Shembulli më i qartë është largimi i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet “MegaWin” Mexhiti, i cili e kuptoi se aktivitetet e tij kriminale nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror. Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj pastrimit dhe forcimit të radhëve tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një politikë të pastër dhe të ndershme.  Ata që sulmojnë BDI-në me komunikata të shkruara nga pronarët e tyre VMRO DPMNE dhe të përkthyera në shqip, duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të destinuara të dështojnë përballë vendosmërisë sonë për integritet dhe progres.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …