Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen në Shqipëri, pasi pagat, sidomos në sektorin e turizmit janë të ngjashme me ato në shtetin grek. Ai i bëri thirrje emigrantëve që kursimet e tyre ti investojnë në agroturizëm, pasi të ardhurat janë më të larta sesa në Greqi. Ejani në Shqipëri ku merrni një paga të ngjashme, por edhe paguani më pak taksa dhe jeni në tokën tuaj dhe pranë njerëzve tuaj. Çdo shqiptari që jeton jashtë, që ka një tokë apo një shtëpi në fshat i them sot ti investojnë kursimet e veta në agro turizëm. Nuk ka nevojë të kthehet me familjen, por nëse i investon ato të ardhura për të hapur derën e vjetër dhe ta kthejë në bujtinë mikpritëse do të ketë të ardhura më të larta sesa të ardhurat këtu ne Greqi”, tha ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …