Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend, partitë politike – në pushtet e opozitë – po zhvillojnë betejë të ashpër me akuza e kundër akuza për çështje të ndryshme. Organizatat jo-qeveritare në vend po u kërkojnë deputetëve që të përmbahen nga gjuha denigruese gjatë seancave plenare në Kuvendin e Kosovës. Në partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se partitë opozitare përmes akuzave dhe siç konsiderojnë ata shpifjeve, kanë zgjedhur “rrugën e gabuar” për të bërë fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në anën tjetër, partitë opozitare thonë se ashpërsia e gjuhës vjen nga pushteti dhe sipas tyre mazhoranca “nuk mund të mbrohet” nga ato që opozita i quan skandale dhe korrupsion. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë për KosovaPress, se deputetët duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike. “Pavarësisht përkatësisë partiake, deputetët duhet të ruajnë dhe promovojnë vlerat bazë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, që me t’i përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës”, thotë ai për KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …