Po bëhen 4 vjet qysh nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga Gjykata Speciale. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Sipas rrjedhave të procesit gjyqësor dhe avokatëve të të pandehurve, bëhet e ditur se në fund të vitit 2025, ose në fillimin e vitit 2026 mund të përfundojë procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi. Deri tani numri i dëshmitarëve ka mbërritur në 100, ndërsa Prokuroria ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim. Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur. Gjykimi ka filluar në prill të vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …