Me moton “Raporto Mos Duro” shënohet dita Ndërkombëtare kundër dhunës së Gruas

Me rastin e 25 nëntorit “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”, komuna e Vitisë, filloi fushatën “RAPORTO, MOS DURO” për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku në kuadër të kësaj fushate do të realizohen aktivitete të shumta nga institucionet komunale dhe Policia e Kosovës-Stacioni në Viti dhe Mekanizmi Komunal Për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Me këtë rast do të mbahen ligjërata me nxënës në shkollat e komunës së Vitisë, tryeza me institucionet përgjegjëse që punojnë në parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të dhunës në familje, vendosja e posterëve në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë, të cilat kanë mesazhe sensibilizuese kundër dhunës, shpërndarja e broshurave, sesione informuese për legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes nga dhuna në familje nëpër fshatra si dhe konsultime publike me grupe të ndryshme të interesit për Propozim Strategjinë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Planin e Veprimit 2023 – 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …