UÇK

Me moton “Shtigjeve të lirisë, njësiti për Tropojë – korrik 1998” organizohet marsh dy ditor

Ish-komanda e Batalionit të II-të të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të nisjes së Njësitit të Kaçanikut, për Tropojë të Shqipërisë për stërvitje ushtarake dhe furnizim me  armatim, me moton “Shtigjeve të lirisë, njësiti për Tropojë – korrik 1998”, organizon marshuten dy ditore. Nisja e grupit të do të bëhet të  premten më 20 korrik nga Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kthimi i grupit do të ndodhë të shtunën më 21 korrik, ditë kjo në të cilën do të takohen të gjithë bashkëluftëtarët e Zonës Operative të  Nerodimes  në ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt duke filluar nga ora 19:00.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …