Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Frika dhe paraja si pushtete të frikshme

Para ca kohësh lexova një shkrim me titull “Pse i duam tiranët” i cili mund të gjendet lehtë në internet.

Autori për ketë çështje sillte shumë argumente.

Por, kjo çështje mund të thuhet edhe me pak fjalë: Prej frike! Populli ynë thotë: “Tuta e ruan vneshtën”.

Me këtë rast po sjell vetëm disa argumente. Po të mos ishte frika shumica e njerëzve nuk do t’i besonin as Zotit. Frika nga fuqia e të gjithë pushtetshmit bën që njerëzit t’i nënshtrohen edhe verbërisht. Madje shumë njerëz edhe krimet më monstruoze i bëjnë në emër të Zotit! Duke e përgjakur Lindjen dhe Perëndimin! Në mbrojtje të të gjithëpushtetshmit! Kur ai fare nuk ua ka nevojën mbrojtjes së tyre. Zoti ka aq fuqi për t’u mbrojtur vetë, sa nuk i duhet ndihma e asnjë çapaçuli tokësor për ta mbrojtur atë që ka pushtet mbi gjithë kozmosin! Në fakt, ata me ato  veprime kundërnjerëzore e mbrojnë pushtetin e akëcilit tiran. Për këtë çështje Skënderbeu në fjalën e tij të fundit të para 550 viteve thoshte: “Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues, i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt.”(Cituar sipas Stephan Zannowich: “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. shtëpia botuese J. J.Kesler, Frankfurt, 1779).

Kjo është thënë në kohën kur besohej goxha shumë. Prandaj është thënie në plotëkuptimin e fjalës më shumë se njerëzore. Është thënie që shtrihet në të gjitha kohërat e gjithë hapësirën  jetësore. Bota nuk është në krizë aq të madhe për shkak të mosbesimit, por për shkak të grykësisë të përbindëshave njerëzorë që sundojnë kudo ku mundin me tirani kundërnjerëzore. Tiranet që i duam qoftë nga frika apo paraja, janë të pa komb, të pa atdhe e të pa fe, ata shfaqen kudo ku gjejnë terren e qyqarllek njerëzor.

Pra, shumica e këtyre njerëzve, që s’lanë gjë pa bërë në emër të Zotit, po të njëjtin asnjë porosi të tij, që dalin nga librat e shenjtë, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, për të mos gënjyer e mashtruar, për të jetuar e punuar me nder, për të respektuar jetën e çdo njeriu e sidomos të fëmijëve që janë ripërtëritja më fisnike e njerëzimit, që sot janë viktimat më të dhimbshme, si në Lindje e ashtu edhe në Perëndim, ata nuk përfillin ose i përfillin një pakicë e njerëzve. Këta tipa nuk janë asgjë tjetër vetëm se mashtrues të Zotit! Shkurt, janë njerëz të panjerëzishëm, janë antinjerëz.

Po të njëjtit edhe tiranëve tokësorë nuk ju nënshtrohen për tjetër vetëm pse kanë fuqinë e pushtetit e të parasë. Madje, nuk mund ta themi me saktësi se cilit pushtet i nënshtrohen njerëzit (shumica), pushtetit të dajakut apo pushtetit të parasë. Me ç’po shihet, paraja është pushteti i cili po i bënë njerëzit që t’i duan tiranët e çdo ngjyre e feje, sidomos të lakmitarëve. Këtu është vështirë të thuhet se cila kategori di të përulet më shumë. Intelektualët apo të tjerët! Pas Luftës së Dytë Botërore e gjithë deri më sot, faktet flasin se intelektualët (shumica) i janë nënshtruar, sipas renditjes, më shumë frikës dhe pastaj parasë. Ky fenomen ka shtrirje në shkallë  botërore, pasi edhe në vendet me traditë  shekullore demokratike hasim pena të shitura. Këto pena të shitura i shohim edhe atëherë kur akuzohet Kosova (Raporti i Dick Martyt), por edhe atëherë kur e thurin ndonjë ditiramb. Për këta të fundit Skënderbeu thoshte: “Poetëve që do t’ju thurin vargje, për t’ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë...”.Njerëzve duhet t’u thuhet vetëm e vërteta dhe asgjë tjetër.

Mjeda i porosiste fëmijët që të mos gënjenin, se “çdo ndëshkim ishte fort më i mirë/ se rrenacak  ndokush me të thirrë”. Ai, nuk e merrte me mend se të rriturit e elitave të “larta” guxojnë të gënjejnë.

Në kategoritë e përmendura, që ju nënshtrohen frikës e parasë, nuk hyjnë vetëm ata njerëz  që kanë integritet e dinjitet të lartë njerëzor. Njerëzit më luftarakë janë ata që kanë integritet, dije e dinjitet, por të tillët kudo janë pak.

Vetëm të tillët, njerëzit me integritet, dinjitet e karakter të fortë i bëjnë ndryshimet në shoqërinë njerëzore. Por, ndryshimet vijnë ngadalë, thotë një urti popullore. Ndonëse, më mirë ngadalë sesa hiç.

Së fundi, në vendet ku nuk sundon ligji, demokracia është tirani e individit. Ndërsa aty ku sundon ligji, vazhdon të jetë tirani e shumicës, kuptohet aty ku nuk përfillet pakica. Konstatime të tilla vijnë nga Platoni dhe është përsëritur shumë herë deri më sot nga teoricienët e demokracisë si sistem shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …