Brickos

Me nderime ushtarake, i është dhënë lamtumira e fundit babait të kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinajt

Me nderime ushtarake, i është dhënë lamtumira e fundit babait të kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinajt

Me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, i është dhënë lamtumira e fundit babait të kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinajt. Ai ka vdekur të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë. Të pranishëm në varrimin e të ndjerit ishin figura dhe personalitete të shumta politike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se babai i tij, Hilmiu arriti që në kohëra të vështira për Kosovën të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë e vendit, dhe si i tillë, ai la porosi që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tutje.  Ndryshe, Hilmi Haradinaj lindi në Gllogjan të Deçanit, ai ishte prind i dhjetë fëmijëve, shtatë djemëve e tri vajzave. Gjatë jetës së tij ai ishte përballur me plot vuajtje. Hilmi Haradinajt, iu vranë dy djemtë e tij në luftën e fundit në Kosovë. Luani dhe Shkelzeni, ishin dy dëshmorët e kombit, që vdiqën në luftë. Edhe një fëmijë tjetër i është vrarë pasluftës, Enveri, rast ky ende i pazbardhur. Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë: Ramushin, Luanin, Shkelzenin, Dautin dhe Enverin, kishin qenë të angazhuar në lirimin e Kosovës, nga regjimi serb.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …