Më ndërmjetësimin e Macronit dhe Merkelit, kryeministri Hoti dhe kryetari serb Vuçiq e zhvillojnë sot një samit virtual

Më ndërmjetësimin e Macronit dhe Merkelit, kryeministri Hoti dhe kryetari serb Vuçiq e zhvillojnë sot një samit virtual

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë sot një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell. Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza nderon studentët e protestave të vitit 1981: U ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 …