leoni

Më një Akademi përkujtimore është kujtuar atdhetari Rifat Berisha dhe bashkëluftëtarët e tij në 70 vjetorin e rënies

Më një Akademi përkujtimore është kujtuar atdhetari Rifat Berisha dhe bashkëluftëtarët e tij në 70 vjetorin e rënies

Në 70-vjetorin e rënies së atdhetarit, Rifat Berisha dhe bashkëluftëtarëve të tij të afërm Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ështe mbajtur Akademi përkujtimore. Me një fjalë rasti Thaqi e lartësoi figurën e veprimtarit duke treguar edhe funksionet e tij, dhe rolin e tij në periudha të ndryshme në histori sidomos në Konferencën e Bujanit. Rezistenca e tyre u shua vetëm me gjak, ai nuk u thye asnjëherë nga Beogradi. Ai nuk u dorëzua i gjallë para OZN-ës. Ai u përjetësua në altarin e lirisë me qëndresën heroike. U desht që të çlirohet Kosova që kjo figurë të përkujtohet ashtu siç e meriton, tha ndër të tjera Thaqi në fjalimin e tij. Muamer Berisha e pranoi Dekoratën presidenciale dhe tha se ndihet i lumtur për jetën dhe veprën e babit të tij. I cili në moshën 39 vjeçare dhe jetën për të jetuar ne të tjerët. Zëvendëministri i Ministrisë së Mbrojtjës Agim Çeku, tha se në këtë 70 vjetor ne kujtojmë se veprimtaria e  Rifatit ishte betejë që do të kurorëzohej me sukses. Jo rastësisht ne vendosëm Shtabin e Përgjithshëm,i cili qëndroi sikur Rifat Berisha. Historiani Nuri Bexheti  tregoi se Rifat Berisha nuk njohu gjeografinë kombëtare sa i përket veprimtarisë për çështje të kombit e atdheut. Rifati në vitet e jetës së tij kishte shumë funksione të larta politike gjatë gjithë jetës së tij. Në fund u shfaq një program artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …