Me rastin e Ditës së Fëmijëve, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër

 Me rastin e Ditës së Fëmijëve, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër

 Me rastin e Ditës së Fëmijëve, 01.06.2021 (e martë), filluar nga ora 20:00 në Kino Armata, me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër, përmes së cilëve trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukativo-arsimore në Kosovë.

  • Filmi: CIKLIK
    Regjia: Doki Qerimi
    Skenari: Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani
    • Filmi: ZYRA NR. 2
    Regjia: Elhami Gjeli
    Skenari: Brikena Sopi
    • Filmi: WC
    Regjia: Loreta Berbatovci
    Skenari: Pashtrik Brahaj
    • Filmi: PASQYRË
    Regjia: Ermal Duli
    Skenari: Brikena Sopi

Ekipa artistike:
Anisa Ismaili, Arben Bajgora, Avdullah Gjikokaj, Besart Zeneli, Eli Gashi, Lirie Bytyqi, Vesa Potera, Yzeir Meha, Sindi Sadrija, Shkëlqesa Salihu, Gëzim Hasani, Agron Demolli dhe Dijart Dyla, Olti Kaçiu, Art Berisha, Ervin Aliu, Donat Kaçiu, Ledri Kaçiu, Lendita Humolli, Rrezona Hajvazi, Donarta Uka, Erzë Uka, Adelina Makolli, Edona Osmani, Shkëlqim Hyseni, Amir Qamili, Ermir Qamili dhe Enes Duli.

Në përputhje me masat anti Covid 19, kjo ngjarje organizohet në koordinim me aktivitetet e Komunës së Prishtinës dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Linku i eventit në rrjete sociale: https://www.facebook.com/events/1105124426638298

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …