leoni

Me rastin e “Ditës Botërore Pa Duhan”, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim u ka dërguar letër krerëve të institucioneve të vendit

Me rastin e “Ditës Botërore Pa Duhan”, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim u ka dërguar letër krerëve të institucioneve të vendit

Me rastin e “Ditës Botërore Pa Duhan”, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim u ka dërguar letër krerëve të institucioneve të vendit

E nderuara Presidente znj. Vjosa Osmani-Sadriu,

I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

Të respektuara Institucione të Republikës së Kosovës,

Sot, me 31 maj, në mbarë botën shënohet Dita Botërore Pa Duhan. Rreth 70 vite më herët janë publikuarstudimet e para shkencore që provuan përfundimisht se cigaret shkaktojnë kancer vdekjeprurës tëmushkërive. Kur ato studime u shfaqën për herë të parë në vitet 1950, një botë pa produkte të duhanit ishtee pa imagjinueshme. Që nga atëherë, shumë vende të përparuara kanë zhvilluar politika të kontrollit tëduhanit të tilla si sigurimi i mjediseve pa tym duhani, rritja e taksave të produkteve të duhanit, kufizimi ireklamimit dhe promovimit. Nëpërmjet implementimit të suksesshëm të këtyre politikave kanë arritur tëshënojnë ulje të përdorimit të duhanit dhe parandalimin e sëmundjeve që shkaktohen nga konsumimi iduhanit.Edhe Kosova, në maj të vitit 2013 miratoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetitpublik të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit. Shkalla e lartë e zbatimit të këtij ligji në vitin e parë të hyrjes në fuqi ishte indikator i qartë se sundimi i ligji tnë Kosovë është i mundshëm. Gjatë asaj kohe ne kemi pritur delegacione të ndryshme nga shtetet fqinje përtë mësuar nga përvoja jonë dhe kemi marrë lëvdata në tryezat ndërkombëtare dhe raportet e progresit përmiratimin e një ligji të avancuar dhe gjithëpërfshirës, si dhe për zbatimin e tij.

Fatkeqësisht, niveli i zbatimit të LKD ka shënuar rënie vit pas viti dhe shkelja e ligjit sot është shëndërruarnë një dukuri të zakonshme. Bazuar në rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Qendra Kosovare përZhvillim dhe Avokim – KADC në shkurt të vitit 2020, 81,4% e qytetarëve i ekspozohen rregullisht tymit tëduhanit në bare, kafene dhe resorante dhe 27% e tyr në vendet e punës. Përveç shkeljeve në sektorin egastronomisë, shqetësues është niveli i lartë shkeljeve të ligjit nga vetë institucionet publike të cilat janëpërgjegjëse që të zbatojnë ligjin duke përfshirë këtu shkeljet në kuvend, ministri, komuna, gjykata, policidhe institucione tjera.Në Kosovë, produktet e duhanit konsumohen gjerësisht dhe haptazi në hapësira të mbyllura, vende publikedhe vende tjera ku është e ndaluar me ligj sikur të ishin produkte normale të konsumit. Por, NUK JANË.

Produktet e duhanit janë produktet më vdekjeprurëse të konsumit në historinë e njerëzimit. Ato vazhdojnëtë shkaktojnë varësi tek të rinjtë dhe vdekje të parakohshme të njerëzve.Mjediset pa tym duhani nuk janë vetëm çështje shëndetësore por janë edhe çështje e drejtësisë, barazisë dhetë drejtave të njeriut. Mos-sigurimi i mjediseve pa tym duhani për njerëzit dhe për punëtorët që obligohentë punojnë në mjedise të tilla kërcënuese për shëndetin është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Sot mjekësia jonë sikur në secilin vend në botë ka mundësi të kufizuara të shërojë sëmundjet vdekjepruesetë shkaktuara nga duhani, por vendi i jonë sikur secili vend në botë ka mundësi të parandalojë këto sëmundjetë shkaktuara nga duhani.

Pandemia COVID-19 ka treguar se qeveria ka kapacitete për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mëdha përshëndetin global. Mësimet e nxjerra nga veprimet e guximshme të ndërmarra për të adresuar pandeminëCOVID-19 ofrojnë dëshmi se veprimet po aq të guximshme për të trajtuar edhe pandemitë e tjera globaleshëndetësore janë një mundësi për të arritur sukses. Po ashtu, sëmundjet dhe vdekjet e vazhdueshme tëshkaktuara nga pandemia e duhanit kërkojnë veprime të ngjashme vendimtare.

Nëpërmjet kësaj letre, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim – KADC dëshiron të sjellë në vëmendjentuaj nevojën për veprim institucional për zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit me qëllim të sigurimittë një mjedisi të shëndetshëm jetese për ne dhe për brezat e ardhshëm.Ne besojmë se një gjë e tillë është e mundur dhe se DENORMALIZIMI i dukurisë së duhanpirjes duhet të jetëprioritet i Qeverisë dhe institucioneve tjera pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë shëndetin eqytetarëve dhe të parandalojmë që fëmijët tanë të bëhen duhanpirës. Qeveria dhe institucionet shtetëroreduhet të angazhohen të punojnë në drejtim të përfundimit të pandemisë së duhanit.

Prioritet i qeverisë duhettë jetë mbrojtja e shëndetit, barazisë dhe mirëqenies së njerëzve.Duke pasur besimin e plotë në zotimin tuaj për sundim të ligjit dhe për mbrojtjen e interesit të përgjitshëmpara atij individual shpresojmë që thirrja e jonë për ruajtjen shëndetit publik do të gjejë përkrahjen e duhurdhe do të sjellë rezultate konkrete, dhe do të shënojë një kthesë pozitive në qasjen e lidershipit më të gjerëtë vendit.Me respekt,Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim – KADC

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra dhe Përparim Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për …