Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Skenderajt ka organizuar Turneun Memorial “Adem Jashari”, në Volejboll

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Skenderajt ka organizuar Turneun Memorial “Adem Jashari”, në Volejboll. Turneun e hapi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Kulturës Rinisë e Sportit, Ramiz Shala, i cili tha se ky turne po mbahet në nderim të luftës heroike të familjes Jashari. Ai tutje iu uroj suksese në garë ekipeve pjesëmarrëse.

Pjesë e këtij turneu janë këto ekipe:

K.V “Drenica”- Skenderaj,

K.V “Luboteni” – Ferizaj,

K.V “Prishtina Volej” -Prishtinë

Klubi sportiv “Partizani” – Tiranë

Të shtunën do të mbahet finalja mes ekipeve kualifikuese.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …