Brickos

Prof. Sali Mazrekaj, i ipet lamtumira e fundit

Është ndarë nga jeta, atdhetari e intelektuali, bashkëveprimtari, veterani i arsimit dhe veterani i UÇK-së, profesori i shumë gjeneratave, Sali Mazrekaj! Profesor Sali (Zenun) Mazrekaj, lindi më 25.02.1948, në fshatin Voksh. Shkollën fillore kl.I-II i përfundoi në Dranoc, ndërsa vitet tjera i vazhdoi në shkollën fillore ,,Vaso Pasha’’ në Pejë. Shkollën e  mesme –Normale e përfundoi në Pejë. Pas Përfundimit dy vite punoi si mësues në fshatin Drenoc komuna e Klinës. Vazhdoi  shkollimin në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht Fakultetin Filozofik dega: Gjuhë e Letërsi  Shqipe. Që nga viti 1980/81, filloi të punojë në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ në Deçan, si profesor i gjuhës shqipe. Ne vitin 1999-2001, ishte drejtor i Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri’’ deri në pensionim punoi si Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pran këtij tempulli të dijes  ku edukoi gjenerata të tëra. Në historikun e vështirë, por të lavdishëm të arsimit, Profesor Sali Mazrekaj do të mbetet shëmbëlltyrë e përsosur e njeriut, e mësuesit të përkushtuar deri në sakrificë për edukimin kombëtar dhe qytetarë të mijëra nxënësve të komunës së Deçanit. Profesor Salihu me të filluar lufta e UÇK-së ishte rreshtuar  radhëve të  gjata të  Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës. Gjenerata te tëra e kishin idol si intelektual dhe atdhetar! Ishte njeri i “heshtur” fjalë pak, por i vendosur dhe i përkushtuar në punë e në veprime! Për jetën dhe veprën e Profesor Sali Mazrekaj, në këtë komemoracion folën i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, Drejtori i Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri” Hamid Qorraj, deputeti Rasim Selmanaj, Prof. Bajram Tafaj, Qazim Maloku, Prof. Nezir Avdimetaj, Prof.Selim Lokaj. Në emër të familjes me një falënderim për babin e sajë foli vajza e Profesorit tashmë të ndjerë Majlinda Mazrekaj. Profesor Sali Mazrekaj nga sot do të pushoi i qetë përjetësisht në varrezat e qytetit në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …