Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev

Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev. Midis tyre janë 437 fëmijë, tha prokurori i Përgjithshëm, Andrij Kostin, raporton agjencia ukrainase të lajmeve UNIAN. Sipas tij, më shumë se 11.000 njerëz u plagosën në luftën, e ka hyrë në muajin e nëntë. Në fillim të këtij muaji, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor. Ai tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt. Por, këto shifra nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7 – 8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, duke përfshirë  edhe Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …