Me thirrjet: “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë nuk festojmë”, ka protestuar sot në Prishtinë

Me thirrjet: “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë nuk festojmë”, ka protestuar sot në Prishtinë në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë. Protesta ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe marshi ka vazhduar edhe në sheshin Zahir Pajaziti. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë. Protestuesit janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private. Elvedina Hajdari, e cila ka thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje, ka thënë në protestë se është në kërkim të drejtësisë për gratë. Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën medieve se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …