Mediet në Kroaci i japin publicitet kërkesës së Kosovës për të blerë nga Amerika 246 raketa antitank “Javelin” për FSK-në

Mediet në Kroaci i japin publicitet kërkesës së Kosovës për të blerë nga Amerika 246 raketa antitank “Javelin” për FSK-në

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë. Ky ishte lajmi kryesor në televizionet serbe, shkruajnë mediat kroate.  Gazeta “Vecernji.hr” ka shkruar se dërgimi i “Javelin” në Kosovë ka ngritur shumë pluhur në Serbi.“Ashtu siç ndodhë zakonisht në Serbi, edhe kjo ngjarje nuk është e izoluar. Vjen, për shembull, pas deklaratës së Aleksandër Vuçiqit se Serbia ka të gjithë forcën tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit, por nuk ka fuqi punëtore për këto tanke. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …