Mediet në Serbi: Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog

Mediet në Serbi: Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog

Gazeta serbe “Blic” shkruan se Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog. E para është që ta kapërcejë rolin e BE-së, e dyta zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe e fundit largimi i Rusisë nga loja në Ballkan. Madje Rusia përmendet si një nga arsyet kryesore edhe për letrën e fundit nga presidenti amerikan. “Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje, pasi kjo do të thoshte një hap të madh drejt BE-së për Serbinë, dhe me zgjidhjen e këtij problemi hapet rruga për vazhdimin e integrimit evropian. Kur ndodh kjo, atëherë Amerika do të zvogëlojë ndikimin rus dhe do të hapej rruga për bashkëpunim në NATO. Ata e dinë se vitin e ardhshëm BE-ja nuk do ta ketë në qendër Ballkanin, pasi mbahen zgjedhjet. Amerika po kërkon zbehjen e ndikimit rus”, thonë burimet e gazetës serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …