Ahmet Delia

Kryekuvendari, Kadri Veseli kërkon nga kryetari Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar në ditën e rënies, Ahmet Delinë. Ai ka vlerësuar lart rolin e Ahmet Delisë në mbrojtjen e popullatës civile nga njesitet ushtarake serbe. “Sot, në datën e rënies, përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njesitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj Presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …