Mediet në Serbi lavdërojnë “Stupat”, të cilët poshtërojnë UÇK-në

Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimin  dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur, shtypi dhe mediet  në Serbi kanë mbështetur dhe  lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së.  Edhe B92 ka botuar një shkrim vlerësues për guximin e artistëve nga Kosova të cilën stigmatizojnë UÇK-në ‘terroriste”.  Duhet të ndihen shumë mirë “artistët” gojështhurur e përbuzës të kombit,  që lavdërohen nga Beogradi, ashtu si dukur, kur regjimi kriminal i Beogradit i lavdëronte  shqiptarët dhe artistët e ndershëm nga Kosova. Filmi i “Stupcave” shumë shpejt do të promovohet në Beograd, aty ku po përkthehen dhe po përurohen edhe veprat e Veton Surroit, që objekt trajtimin kanë UÇK-në “terroriste”.  Gazetat në Serbi lavdërojnë edhe reagimin e kryekuvendarit, Veseli i cili sipas tyre ka bërë thirrje që të ndërpritet sulmi dhe linçimi i artistëve, por jo edhe sulmi dhe linçimi i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …