Mediet në Serbi: Propozimi i BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pranuar nga të dyja palët

Propozimi i BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe  është pranuar nga të dyja palët, bëjnë të ditur disa medie në Serbi, mirëpo aktualisht po kërkohet një formë e përshtatshme që do të kënaqë Beogradin dhe Prishtinën. Sipas këtyre medieve përveç që Kurti pranoi themelimin e Asociacionit edhe Vuçiqi ka pranuar draftin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, por ka kërkuar që të mos ketë nënshkrim para datës 17 dhjetor, kur zgjedhjet zhvillohen në Serbi. Pas takimeve të ndara në selinë e Bashkimit Evropian, ngjante se të dyja palët ishin larg çdo marrëveshjeje, derisa kryetari i Serbisë pretendonte se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ishte i papranueshëm për Serbinë, nga Kosova  erdhën mesazhe se ishte Vuçiq ai që refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga Brukseli. Ndërkohë është rikonfirmuar se nënshkrimi i mundshëm mund të vijë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, të cilat janë planifikuar për 17 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …