leoni

Universiteti i Bernës shpall: “Doctor Honoris Causa” Del Ponten, "gjahtaren" e UÇK-së

Mehmet Bislimi: Ku fshihet Carla del Ponte?

Ku është venitur dhe pse nuk po dëgjohet më zëri i ish Kryeprokurorja së Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për krime lufte, znj. Carla del Ponte!?
Dikur zonja në fjalë, kishte bërë namin e zi duke hedhur baltë kundër luftës sonë çlirimtare dhe krerëve të sajë. Atë kohë, ajo (sipas gazetës kroate “ Jutarnji list “), ishte bërë e ditur (publike), se prokurori i Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër kryekriminelit Millosheviq, Goeffrey Nice, ka akuzuar Carla del Ponten se në marrëveshje me Beogradin i ka fshehur dokumentet të cilat do të dëshmonin lidhjet e Serbisë me gjenocidin në Srebrenicë.

Tani më u konstatua së znj. në fjalë dhe ish Eurodeputeti Dic Marti, bashkëpunuan dhe ndihmuan për të fshehur krimet e luftës së shteti Serb në Bosnje-Srebrenicë, Kroaci dhe Kosovë! Kjo qasje e njëanshme dhe e paskrupullt, duhet dënuar dhe demaskuar publikisht: Carla del Ponte dhe z. Dic Marti, ndihmuan hapur Serbinë, përkrahen krimet e Serbisë, falsifikuan dokumentet për krime lufte në favor të Serbisë, shpifën dhe akuzuan çlirimtarët e këtyre vendeve, në veçanti të Kosovës. Shih për këtë, nuk i vret ndërgjegjja, as sot pas konstatimit se të gjitha këto nuk ishin më shumë se një shpifje njëanshme të paguara dhe porositura. Pas gjithë kësaj katrahure, tanimë zonja në fjalë nuk gjënë forcë dhe nuk ka ndërgjegje që publikisht të paktën të kërkoj falje, pra të kërkojë ndjesë për shpifjet e saja në dëm të popujve që luftuan për lirinë e vet. Natyrisht se jo, kjo nuk kërkon falje pasi që me kohë e vetëdije të plotë është joshur e rreshtuar përkrah shtetit që ka vrarë dhe masakruar, djegur dhe pjekur, dhunuar e përdhunuar, dëbuar e shkrumbuar deri në përmasa gjenocidi boshnjakët, kroatët she shqiptarët e Kosovës.
Kam vetëm një pyetje: a e vret ndërgjegjja këtë zonjë, natyrisht se jo, sikur ta kishte vrare ndërgjegjja, kjo me kohë nuk do të ishte rreshtuar përkrah krimeve serbe zbatuar kundër popujve tjerë deri në përmasa gjenocidi!

Është për të të ardhur keq se si shteti Zviceran, që njihet për një demokraci të bollshme, nuk u distancua deri me sot nga këta dy shpifës kaq të paskrupullt, që dëmtuan kaq  rëndë imazhin e Kosovës? Shteti Zviceran, do duhej të paktën, për hir të së vërtetë dhe imazhit të vet (ngase këtë emra që rreshtohen me kaq vullnet në anën e krimit, më së paku e nderojnë paanësinë dhe imazhin e shtetit Helvetik).  Nga prizmi tjetër; kam menduar së të paktën do duhej të kishte ndonjë zë intelektuali ndër shoqërinë Zvicerane, që do ta ngrite zërin për ta mbrojtur të vërtetën dhe as gjë më shumë. Do duhet që brenda shoqërisë së shtetit Helvetik, dikush nga kjo kategori e shoqërisë, do duhet ta bënte një shkrim denoncues ndaj këtyre dy shpifësve, dhe të ndaj mendimin se personat në fjalë nuk janë nderi i shtetit helvetik, me këto shpifje, ata kanë fyer rëndë imazhin e Zvicrës, madje heshtja në këtë rast, sikur motivon edhe të tjerët për veprime të ngjashme!

Në bienalin e shumëfishtë të mos asgjëbërjes, të mos arritjes dhe të mos realizimit të as një argumenti shpifës të tyre, “suksesi” i tyre shpifës i vetëm, pasoj rëndë mbi kurrizin e çlirimtarëve tanë, mbi imazhin e Kosovës dhe në përgjithësi mbi shqiptarët liridashës.

Figura të dështuar si këto (Ponte dhe Marti),  në rolet e tyre të vet- ngarkuara kot së koti, veç denoncimit morale, këta duhet vënë para drejtësisë ndërkombëtare për shpifje, madje para Parlamenti të Këshillit të Evropës. Kjo shpifje shekullore duhet të dënohet, demaskohet dhe denoncohet, ndryshe kjo shpifje e shekullit do lëndoj diellin e të gjithë popujve liridashës.

Kufizimi i saj dikur, vetëm brenda kornizës së prononcimeve, dëshmon edhe një herë dështimin e argumentuar të mungesës së guximit për të vënë ligjin në funksion të plotë për ndarjen e drejtësisë nga politika! Stili “heq e mos këput”, ka rezultuar me devijim nga rruga e qëllimit parësor për t’i dhënë kuptim fuqiplotë nocionit drejtësi, në mos kishte vetë devijimin si qëllim parësor, në mënyrë që nocioni drejtësi të zbehet deri në përçmim- siç e thotë në avokat i njohur anglez: “Unë jam vet avokat, por drejtësi nuk ka!”…
Askujt nuk i lejohet që të shtrembërojë konceptin në rolin e politikës mbi gjyqësinë dhe drejtësinë, por as të kundërtën, qoftë ajo edhe vetë zonja Carla del Ponte.
Parimet e drejtësisë janë universale, unike, të pacenueshme, të plotfuqishme dhe të barasvlershme. Një anësimi, keqinterpretimi dhe keq konceptimi i tyre, bënë që besimi në ndarjen e drejtësisë (aq më keq të drejtësisë ndërkombëtare), të zbehet e luhatet deri në banalitet.

Shtator 2025

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kultura e të shprehurit

( kultura e të shprehurit e shtresës politike në Kosovë sot, le shumë për të …