Mendësia e krijuar nga urrejtja patologjike për një kohë të gjatë, nuk le vend për të gjykuar drejt dhe arsyeshëm, aq më keq kur kjo urrejtje nuk rrjedh nga truri por nga ngarkesa e stomakut me overdozë të mllefit rutinë! Thënë më qartë, diku thellë në brendësinë e egos së tij , ka zënë vend mllefi që nuk po e fsheh dot, mllef që nuk ka shërim, që nuk ka shpjegim dhe rrugëdalje. Njeriu, duke qenë i rrethuar me urrejtje dhe pasiguri të pashpjeguar rreth vetës së vet, çdo ditë e minutë, shpikë kundërshtarë e pasiguri rreth vetes, nuk kursen mjete për t’i mposhtur kundërshtarët, fyen e përulur të gjithë ata që kundërshtojnë njëmendësinë e tij, dhe krejt këtë e bënë për një arsye të vetme; që kundërshtarët mos ta sfidojnë, mos ta dominojnë, mos ta mundin dhe mos ta flakin në tryezën e përgjegjësi- dhënies.
Kjo është brendësia e botës shpirtërore të aristokratëve që nuk i zë gjumi rehat, që i gërryen diçka e thellë në bark, dhe tërë atë mllef që nuk e tresin ëndrrat e natës në përpëlitje e sipër, ia nxjerr truri ditën në zhgjëndërr! Në rastin konkret, z. Kurti ripërseritë (as më pak dhe as më shumë), së atmosferën paszgjedhore kapluar nga eksatzi i marrëzisë euforik, ku forcat opozitare, duke u çirr i pati quajtur hajvanat!… Hajvanat, që do të thotë; kafshë apo kope bagëtish etj.
As sot, kjo mendësi e tij nuk ndryshoj, tani nga urrejtja e papërmbajtur me kusuret e prapambetjes, me stomak të fryre nga vreri, po prapë drejt opozitës, bëri zbrazjen e radhës me të njëjtin tog-fjalësh: “Opozitarët as nuk po shtyhen dhe as nuk po ngrihen!”- tha ai.
Kjo ironi (mesele shpotitëse), përdorët shpesh në popull, po ashtu për Hajvanatin!
“ Janë ba si mushka, as nuk ngrihen, as nuk shtyhen, as nuk hipën as nuk zdrypin!” etj.
Pra sipas z. Kurti, prapë fajtor janë “hajvanati!”, dhe si për ironi të fatit, ky njeri po kërkon nga Opozita, pra hajvanati, që t’i ndihmojnë për t’i hipur edhe një herë pushteti!…
Edhe në herë me shpifje të radhës;
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tij, “destruktiviteti opozitar” po bëhet për shkak të xhelozisë dhe lakmisë ndaj Vetëvendosjes dhe mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kryeministri në detyrë, deklaroi se “opozitarët as nuk po shtyhen dhe as nuk po ngrihen”, (duke shtuar këtu edhe një gënjeshtër, apo thënë më butë një të pavërtetë se); Opozita, nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve të datës 9 shkurt!!!
… z. Kurti, je ngatërruar; Opozita të ka uruar për zgjedhjet, dhe e ke prezent në Parlament, është diçka tjetër që ti nuk e ke kaçikun për ta bërë konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë. Prandaj po kërkon nga ky Hajvanat Opozitarë edhe një shtyrje për t’i hipur Qeverisë edhe një herë, Kryeministër në detyrë, me halle sa një mal, mbase i hip karriges edhe një herë, të dalë ku të dal, hajvanati në mal, të dalë ku të dalë…
Kurti: Destruktiviteti opozitar në thelb ka xhelozinë e lakminë ndaj Vetëvendosjes
“Subjekti ynë politik sot ka një numër deputetësh që janë më shumë sesa i dyti dhe i treti marrë së bashku. Si subjekt bindshëm fitues, kemi marrë përgjegjësitë tona që të prijmë në themelimin e institucioneve tona, si të Kuvendit ashtu edhe të Qeverisë. Por destruktiviteti opozitar ndaj themelimit të institucioneve të Kosovës, që në bindjen time ka xhelozinë dhe lakminë ndaj Lëvizjes sonë, në fakt është mospranim i rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit. Këtu ka një kundërthënie të madhe opozitare – ata për më shumë se katër vjet kanë folur zi e terr për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike dhe tani nuk po duan të konstituojnë Kuvendin, në mënyrë që eventualisht të ndryshojnë këtë qeveri që i prijmë”, tha Kurti.
CH-01-08-2025