Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Ne nuk jemi fajtorë!

Ne nuk jemi fajtor që jam çlirimtarë, dhe i përkasim pjesës dërmuese të popullit tonë, që donë dhe adhuron lirinë. Populli ynë e donë dhe e çmon lirinë, jo vetëm të shqiptarëve, pra të vet vetes së vet, por edhe të të gjithë popujve tjerë, që për ditë përpiqen për të qenë të lirë dhe të ngritur ekonomikisht, politikisht dhe emocionalisht. Ne e duam lirinë, mbi të gjitha, dhe jeta pa liri nuk ka kuptim. Populli ynë ka dhënë shumë për liri, ndër shekuj i sfilitur e përgjakur, por kurrë i nënshtruar! Nuk mbahet mend, që shqiptarët kanë cenuar lirinë e tjetrit, prandaj ne, me shumë përkushtim përkulemi para popullit tonë liridashës, ne i takojmë atij dhe vetëm atij, dhe për ketë jemi shumë krenar, krenari kjo që nuk e mposhtë dot dinjitetin dhe ndërgjegjen tonë as këtu ku jemi sot, në Hagën tuaj!…

Ne, nuk jemi kriminel lufte, ashtu siç po mundoheni të na paraqisni ju, jo, dhe duke mos qenë të tillë, ju nuk mund të na vishni me petka të të tjerëve. Ne, jemi vetëm çlirimtarë, dhe për këtë, ne ndihemi shumë krenar!  Nëse ky mund të quhet faji ynë, vetëm pse jemi çlirimtarë, atëherë kjo Gjykatë do të duhej që t’i dënojë e gjykoj çlirimtarët e botës mbarë, në mënyrë që të lirohen luftë nxitësit dhe kriminelët e luftës për të bërë lirshëm krimet e tyre mbi gra e fëmijë. Kjo po ndodhë sot, në ditën me diell, diell i cili për dikë edhe nuk po rrezon, ngase ia kanë zënë rrezet të fuqishmit e botës, ata që botën e peshojnë me muskuj…

Nëse kjo është drejtësia, me keqardhje, nëse deri këtu ka arritur drejtësia, etika, humaniteti, e drejta për jetë, për liri, për mëkëmbje e demokraci- mos qoftë! A po i dëgjoni zërat e foshnjave, të nenave të fëmijëve, pa bukë e uji, pa shtëpi e katandi, të hedhur rrugëve me gjithë leckat e tyre, dhe bota e madhe bënë Samite e ndanë simite…

Ne fituam lirinë, ani pse jemi në burg, ku nuk do duhet të jemi. Kjo nuk e tundë qëllimin dhe vullnetin tonë për të qenë të lirë, ju keni prangosur trupin tonë, por asnjëherë shpirtin tonë liridashës. Populli shqiptarë e donë lirinë e vet, dhe të popujve tjerë, pra nëse për këtë mund të gjykohen liridashësit e botës!…
Ne nuk jemi fajtor pse e duam lirinë e popullit tonë, dhe nëse e duam lirinë për vete, po, ne e duam edhe lirinë e popujve tjerë liridashës!
Ne i urrejmë të gjithë ata, që ngufatin lirinë dhe diellin e të tjerëve!
Në shenjë respekti për bijtë tanë më të devotshëm, që sot po fajësohen vetëm e vetëm pse ata duan lirinë e popullit shqiptarë dhe lirinë e të gjithë popujve të shtypur të këtij globi që po vjell zjarr e tym!

24. maj 2025

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: Në kujtim të 26- vjetorit të rënëve në masakrën e  22 majit 1999, në Burgun e Dubravës

Kujtesa historike e popullit tonë, mbanë gjallë dhe në mënyrë të pandërprerë rrit ndërgjegjen e …