leoni

Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Mehmet Bislimi: Përballja me absurdin!

Emërtimi i Shtëpisë së kulturës në Shtime me emrin e atdhetarit dhe intelektualit të devotshëm të çështjes sonë kombëtare, Ahmet Qeriqi, para së gjithash, nderon vet qytetin e Shtimes, pa dyshim shtëpinë e kulturës me këtë rast. Ne si qytetarë shpërfaqim vullnetin tonë për t’i dhënë vlerë dhe vend të merituar figurave meritore, siç është në këtë rast emri i Prof. Ahmet Qeriqi.

Çuditërish, ne po jetojmë në botën e absurdit, ku shkelen me të dyja këmbët vlerat tona intelektuale dhe kombëtare me qëllim, ditën me diell, po ngasë dielli që shndritë po ua verbon sytë injorantëve të shumtë, që sot kanë ngërthyer shoqërinë tonë!

Fli i qetë miku im Ahmet, emri yt, dhe i shokëve tuaj të asaj gjenerate, ka vrarë ish pushtuesin serb, ka vrarë mizoritë e mykura të robërisë, ka ndritur në kohët me të rënda dhe më të errëta për ne shqiptarët, nuk ka pushuar as edhe një çast së ngritur zërin e lirisë. Emrit yt miku im, dhe i asaj gjenerate të lavdishme, sot po vret edhe disa kokë-shkretë, këtë nuk i kisha besuar as vet, por kjo është fatkeqësia jonë kombëtare: ne sot në Kosovën tonë përditë po përballemi me absurdin!

Po e mbylli me një poezi që dikur e kisha shkruar në shenjë të rebelimit tim në përballje me absurdi. Këtë poezi e publikova më së pari tek- Ti miku im- RKL
Po prapë unë po ta dedikoj, atje ku je, në qiellin e përflakur të adhurimit njerëzor: lum si ti, për gjurmët e mëdha që i ke lënë në rrugën e shqiptarizmës!

Çuditërish

Me dashje do thosha diçka
sikur ta gjejë atë
që të tjerët nuk e kanë thënë.

çuditërisht
nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend,
rrugën e kishin zënë thashethemexhinjtë,
mbi atë që nuk shkruhet
e nuk thuhet

çuditërisht më kishte shtënë forca
e muzës së parë
që u përmbyll me një zanore,
prapë
të njëjtit njerëz
gjëra të njëjta po thonë
për një botë të tërë keq po flasin

vetëm ti
ke diçka që të tjerëve u mungon,
qartësia e gjuhës me të cilën flet
guximi për t’iu thënë gjërave
në emër të vet

CH-19-08-2025

Kontrolloni gjithashtu

Faton B.Mehmetaj: Albin Kurti e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në cirk!

Faton B.Mehmetaj Partia e Vetëvendosjes që i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit …