leoni

Qeveria e miraton vendimin për themelimin e Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Mehmet Bislimi: Prekazi dhe flakët e lirisë!

(me rastin e Epopesë së Jasharajve)

Gjithandej tokave shqiptare, si edhe në Prekazin e përflakur për liri.

Padyshim se shkalla e vetëdijes dhe përkushtimi patriotik, ndërlidhet me dy faktorë vendimtar që luajnë rol të veçantë në përcaktimin e individit për lirinë e atdheut. Kjo gatishmëri në Prekaz kishte ndodhur më se një herë, nga beteja në betejë ndër mote e vite.

1- Rezistenca e pa shembulltë e Ahmet Delisë në fillim të vitit 1913.

2- Me 1945, në Kullën e Bislim Kodrës, ishte likuiduar Shtabi Partizan- Çetnik.

3- Me 1981, Tahir e Nabih Meha, kishin rrezuar për tokë namin e Milicisë dhe të Ushtrisë serbo-jugosllave.

4- Në mars të vitit 1998, po në Prekaz, tek Kullat e rezistencës së Jasharajve, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jasharin, Hamzën e bacë Shabanin (mbështetur me djemtë e çlirimtares), pushtuesi Serb kishte rënë për tokë, moralisht, ushtarakisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht!

Pra, që nga viti 1912, pushtuesi serb, sa herë që ishte matur me Prekaz-asit, ishte ndarë i thyer, turpëruar dhe mundur- historikisht në Prekaz, pushtuesi serb kishte hasur në zjarrin e lirisë sonë kombëtare, dhe më në fund, ky pushtues ishte djegur në te!, dhe jo vetëm në Prekaz, por në mbarë shqiptarinë liri dhe atdhedashëse.

Jasharët, digë e pakalueshme në themelet e lirisë së Kosovës

E padiskutueshme, lufta e vitit 1997-1999, ka protagonistët dhe liribërësit e vet!…

Bacë Shabani, Ademi, Hamza dhe Rifati, në përgjithësi familja Jashari ishte humaniste dhe bamirëse, ata nuk ishin të edukuar për konflikte me shqiptarët. Ishte vet Shaban Jashari ai, që kishte edukuar familjen e tij me atdhedashuri. Ata ishin konsekuent dhe të pa kompromis në qëndrimet e tyre, kur ishte në pyetje interesi madhor i atdheut, ata e dëshmuan këtë me angazhimin atdhetarë, madje edhe me aktin e rënies së tyre heroike për atdhe.

Familja Jashari, ka qenë dhe është e nderuar në mbarë Drenicën e më gjerë. Ka qenë dhe është ndër familjet më të pasura në ato rrethina. Ka qenë dhe është ndër familjet më atdhedashëse në mbarë trojet shqiptare. Ka qenë dhe është familje bukëdhënëse dhe bamirëse. Ka qenë dhe është familje që ka bashkuar shqiptarët në çdo kohë. Ka qenë dhe mbetet simbol i lirisë e përkushtimit, prandaj meriton respekt të veçantë gjithëkombëtar!

Shaban Jashari i përkiste Lëvizjes Nacional Demokrate Shqiptare, ai shumë herë më ka folur me admirim për figura të larta të NDSH-së. Më kujtohet, në një rast kur më kishte rrëfyer edhe për Hysen Terpezën.

Bacë Shabani ishte mësuesi i parë i atyre anëve, ishte mësues i popullit, ishte i përndjekuri i parë politik nga regjimi titist. Baca Shabani, ishte i nderuar kudo që shkonte, atë e priste balli i axhakut, në kuvendet e burrave, këshillat e tij dëgjoheshin me shumë vëmendje, ai ishte shembulli më unik i flijimit në altarin e lirisë, ai është flamuri i atdheut, ai është Prometheu i Shqiptarëve të ditëve të sotme, ai ishte babai i aradheve të para të çlirimtarëve!…

Hamëz Jashari në fillim ka qenë pjesë e LDK-së, mirëpo, duke vërejtur lëshimet që bëheshin atë kohë në këtë lidhje, më vonë Hamza kishte kaluar në Partinë Republikane. Atë kohë, kalimi nga një subjekt politik në një subjekt tjetër, sikur nuk akceptohej si duhet. Në Kosovë pluralizmi politik dhe sistemi shumë partiak ishte në hapat e parë të tij, prandaj një veprim i tillë, përbënte risi e cila nga elektorati shihej me një sy të hamendësuar!

Mendoj se Hamëz Jashari

– Ishte ndër të parët në sistemin e ri pluralist në Kosovë, i cili shfrytëzoj të drejtën dhe vullnetin e tij të lirë për të vepruar lirshëm politikisht!

– Ishte ndër të parët që e kuptoj peshën e mendimit ndryshe!

– Ishte ndër të parët që kuptoj peshën e lirisë së të shprehurit!

– Ishte ndër të parët që e kuptoi drejt pluralizmin dhe formacionet politike!

– Ishte ndër të parët, që nuk shkeli mbi unin e vet politike e kombëtar!

– Ishte ndër të parët që kuptoi në esencë sistemin e pluralizmit dhe rolin e individit në shoqërinë pluraliste demokratike!

– Ishte ndër të parët, që i tha hapur një subjekti politik së nuk keni gatishmërinë e sakrificës për t’i dalë zot atdheut!

– Ishte ndër të parët, që dha shembullin më të shenjtë personal, shembullin më biblik të sakrificës për lirinë e atdheut!

Hamzë Jashari, personalitet i papërsëritshëm- veç pararendësve tanë, si Oso Kuka, Sefë Kosharja, Mic Sokoli, Kamer Loshi, Tahir Meha e qindra bijë të tjerë të atdheut.

Adem Jashari, kjo figurë markante që i përkiste Lëvizjes Popullore të Kosovës, ishte fjalëpakë, ngase puna i fliste shumë… nuk i duronte fjalamanët, ishte i përkushtuar, fjala e tij nuk kthehej mbrapsht, ishte i rreptë dhe i pa kompromis kur ishin në pyetje interesat e atdheut, ishte modest dhe modestia e ngrittë atë në piedestalin e Hyjnisë.

Adem Jashari, ishte figurë hyjnore e tokës dhe qiellit e hënës dhe diellit, natyra e kishte si dhuruar në gjirin e atdheut tonë të zhuritur!

Si të thuash; natyra e kishte krijuar të veçantë në mesin e njerëzve tjerë! Është trungu më autokton shqiptar, që interesave të atdheut nuk ua ktheu shpinën asnjëherë- Ademi, është vet liria, Ademi është Legjenda e lirisë së Kosovës, Ademi është Hyjni!

Pamja e tij ngjason me Gjergj Kastriotin, Zaharia Gropën, Gjergj Ballshën, Lekë Dukagjinin, Rrapo Hekalin, Zenel Gjolekën, Zeman Mashkullorin, Çerçiz e Bajo Topullin, Ademi ishte një figurë madhështore e papërsëritshme, ishte personifikim i të njerëzishmes!…

Ky portret, nuk të le indiferent, është portret i admirueshëm nga e gjithë bota liridashëse- edhe sot, provokon dhe le pa gjumë imagjinatën krijues të letrarëve, piktorëve, skulptorëve, poetëve, historianëve, filozofëve dhe strategëve të artit ushtarak… është figurë që mbushë sheshet me bronz, figurë që përflakë qiellin e lirisë sonë, figurë që shndritë rreze dielli!

Ademi i dha emër dhe kuptim lirisë sonë, është zemra e tokës mëmë, pa te, baladat, pikturat, skulpturat, poezitë do të ishin të zbehta, pa te bronzi nuk do të kishte ku të derdhej, pa Ademin- Komandantin Legjendar, madhështia e shtatorëve do të ishte më e tkurrur, pa emrin e Ademit, sheshet do të ishin më të varfra, do të ishin më të zbehta!

– Ai ishte një kokë lua.

– Si ay, nuk lindë nana ma!…

Rifat Jashari, është punëtor i dalluar, mbështeti të gjithë ata që ishin të përkushtuar për çlirimin e atdheut, vepronte me shumë seriozitet, atë e nderojnë dhe respektojnë të gjithë. Interesat e atdheut për bacë Rifatin, gjithherë qëndronin mbi ato partiake. Nuk ka bashkatdhetarë në tërë rrethinën e Mynhenit e më gjerë, që nuk flasin me admirim për sjelljen dhe dashurinë njerëzore të Rifat Jasharit.

Rifati, ishte nder mërgimtarët e hershëm që kontribuoj për mirëqenien familjare e shtet ndërtuese. Pa asnjë ekuivok, ndihmonte njerëzit në nevojë, në veçanti, mbështeti fuqishëm lirinë e atdheut. Shembulli i veçantë i burrit, atdhetarit dhe njeriut modest, siç është ai!, Rifati, edhe kur mori kumtin e rënies së 20 anëtarëve të familjes së tij, nuk doli nga vetja e tij, ai, priti e përcolli mijëra bashkatdhetarë, duke dhënë shembullin ma të lartë sublim, se liria e atdheut është mbi të gjitha edhe mbi jetën, dhe këtë e dëshmuan katërçipërisht së jeta pa liri nuk ka kuptim, me rënien e tyre, ata i dhanë kuptim jetës sonë!…

Ky ishte shpirti dhe modestia e një liridashësi të përkushtuar, që shpërndau rreze mirësie gjithë andej viseve shqiptare, bacë Rifati, si askush tjetër më parë!

Rifati ka marrë pjesë në rezistencën për liri së bashku me vëllezërit Ademin dhe Hmzën si dhe me babanë Shabanin, me 30.12,1991, kur milicia serbe dhe njësitet elite të saj kishin rrethuar familjen Jashari. Rifati se bashku me vëllezërit dhe luftëtarët tjerë të lirisë kishin rezistuar  përgjatë tërë asaj dite kundër sulmit të forcave serbe, me këtë rast, liridashësit e Jasharajve pushtuesit Serb i dhanë një mesazh të qartë: Shqiptarët e duan lirin, pavarësisht çmimit që do ta paguajnë në të ardhmen, Liria mbi të gjitha!

Në vazhdim, këta janë anëtarët e familjes Jashari, që ranë për të mos vdekur kurrë, para të cilëve duhet të përkulën të gjithë liridashësit e botës së madhe.

  1. Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Legjendarit
  2. Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Legjendarit
  1. Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit
  2. Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit
  3. Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit
  4. Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit
  5. Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit
  1. Hamëz Shaban Jashari (47), strategu i lirisë
  2. Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit
  3. Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit
  4. Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit
  5. Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit
  6. Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit
  7. Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit
  8. Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit
  9. Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit
  1. Adem Shaban Jashari (42), Komandanti Legjendar
  2. Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit
  3. Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit
  4. Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit

– Nga kjo plojë gjaku shpëtoi vetëm Besarta Jashari- vajza e Hamëz Jasharit e cila atë botë ishte vetëm 11 vjeçe.

– Të rënët tjerë, po atë ditë nga lagja Jashari- Prekaz i Poshtëm janë:

Bahtije Jashari, Abdullah Jashari, Blerim Jashari, Bujar Jashari, Qazim Jashari, Nazmi Jashari, Sinan Jashari, Ali Jashari, Beqir Jashari, Halil Jashari, Sherif Jashari, Elheme Jashari, Murtez Jashari, Faik Jashari, Qerim Jashari, Hamit Jashari, Kajtaz Jashari, Hamide Jashari, Shahin Jashari, Sadik Jashari, Hafije Jashari, Hamdi Jashari, Elfije Jashari, Fatime Jashari, Ramiz Jashari, Mihrije Jashari, Sabrije Jashari, Hanife Jashari, Smajl Jashari, Ukshin Jashari, Hajrije Jashari, Ajvaz Jashari, Fatime Bazaj, Smajl Bazaj, Salë Jashari, Sadik Kaçkini, Fatime Gashi, Gazmend Gashi, Makfirete Gashi.

Përkulje të përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë Jasharëve tjerë, toka shqiptare i mbanë përjetësisht në gjirin e vet. Numri i të rënëve në Lagjen Jashari- Prekaz i Poshtëm, është 59. Nga ky numër i përgjithshëm, 55 janë nga lagja e Jasharaj, 4 të tjerë kanë qenë mysafir, në mesin e të rënëve në Prekaz të Poshtëm, 35 veta ishin meshkuj dhe 24 femra.

Ndërkaq nga fshati Prekazi i Epërm kanë rënë 37 veta, prej të cilëve 28 meshkuj dhe 4 femra, një ishte mysafir, kemi edhe 4 të zhdukur- të gjithë të rënëve për liri të atdheut, përjetësisht Lavdi! Ranë për të mos vdekur kurrë:

Kadri Mehmeti, Driton Shabani, Muharrem Misimi, Ejup Behrami, Xhevxhet Maliqi, Agim Ramadani, në vazhdim Xhavit dhe Mexhit Bislimi, Sokol Rama, Miftar Avdullahu, Hysni dhe Hajzer Musa, Muhamet, Musli dhe Sokol Fazliu, Gani Haxha, Hajdin Rushiti, Sinan Dauti, Vesel dhe Refadije Fertai, Rexhë dhe Fadil Selmani, Sherif Neziri, Beqir Rrahmani, Fetije Bislimi, Qerime Dauti, Fetije Selmani, Fadil dhe Arif Latifi, Xhemail dhe Ismail Bajrami, Selman Selmani, Bejtë Halimi, Kajtaz Muharremi, Eset Jetullahu, Vesel dhe Latif Maliqi, Fadil Seferi, Nazmi Beka- ishte mysafir. Kemi edhe 4 të zhdukur: Idriz Idrizi, Mexhit Rushiti, Emine Imeri, në mesin e të pagjeturve, janë edhe Muhamet e Musli Fazliu. Disa nga të rënët e fshatit Prekaz i Epërm, kanë rënë gjatë rezistencës  së tyre heroike edhe në fshatrat tjera.

 

Anë e mbanë Kosovës e shqiptarisë

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

 

CH-04-03-2025

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Ahmet Qeriqi: Dashuria e përhershme dhe pashtershme e Adem Demaçit për njeriun dhe njerëzimin

Filozofi më i madh idealist, gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e …