leoni

Sot në Prekaz, po nderohet vepra dhe heroizmi i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, i të rënëve dhe çlirimtarëve të Kosovës

Fadil Begu: Heronjtë

( Me rastin e epopesë se UÇK-se)

Ata nuk do të plaken, siç plakemi ne që kemi mbetur

Mosha nuk do t’i lodhë, as vitet nuk do t’i dënojnë.

As ne  perëndim të diellit ase në mëngjes

Ata jetojnë

Nën qiellin e diellin e Janarit dhe marsit

Pashë që kaluan një mijë ushtare.

Ata kënduan një këngë me zemër dhe ndiheshin të lirë

Derisa ata u ngjitën në heronj

Ata nuk qeshin më si shokët e tyre që qeshin

Ata nuk ulen pran nesh në tavoline

Ata kane mbaruar punën e tyre

Ata flenë në gjakun e tyre

Nëse do më nderosh, mendo pluhurin e Kosovës

Është një skaj toke në botë

Quhet dashuri quhet Kosovë

Kjo tokë me pluhur të pasur

 Ne i dhamë  formë

Në lulen e rinise , brodhëm nëpër fusha

Qe shqiptari te thith ajër Kosove

E gjaku ynë të bëhet themel

Ata nuk u turpëruan

As nga valët e veriut

As nga mortajat e lindjes

Nuk e turpëruan sojin e tyre

Asnjë ere ata nuk I turpëroj

Ata janë ylli polar

Përkulem para jush o Heronj

 

 

Fadil Begu  03.Mars 2025

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Ahmet Qeriqi: Dashuria e përhershme dhe pashtershme e Adem Demaçit për njeriun dhe njerëzimin

Filozofi më i madh idealist, gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e …