Mejdi Hajrush Dalloshi (1.1.1944 - 21.5.1999)

Mejdi Hajrush Dalloshi (1.1.1944 – 21.5.1999)

Mejdi Dalloshi lindi më 1 janar të vitit 1944 rrëzë Malit Sharr, në lagjen Soponicë të Doganajve të Kaçanikut. Në fshatin e lindjes mbaroi katër vitet e para të shkollës fillore, kurse katër vitet e tjera i përfundoi në shkollën fillore “Emin Duraku”. Ishte nxënës i dalluar.

Mejdiu fëmijërinë e kishte kaluar në skamje, ashtu si shumica e fëmijëve të trevës së Kaçanikut. Familjen e mbante vetëm babai i tij, Hajrushi. Pas shkollës fillore vazhdoi shkollimin e mesëm ne Ferizaj, në Shkollën Normale.

Mejdiu merrej edhe me aktivitete jashtëmësimore. Në vitin 1966 si mesues i ri dallohej në punën me nxënës me aktivitetet e organizuara në shkollë dhe jashtë asaj. Ishte bërë shembull dhe kishte krijuar emër pedagogu në kolektivin e shkollës fillore në fshatin Biqec -Bicaj, në shkollen fillore “Emin Duraku” , në Fshatin Bob dhe në Gajre. Ndërkohë, regjistrohet ne Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Prishtinë. Pas përfundimit të Fakultetit në vitin 1974-1975 punës ohet në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Që në orët e para të punës u angazhua në krijimin e kushteve të punës.

Në kohën e demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, edhe në komunën e Kaçanikut, më 5 maj 1981 u dallua duke i përkrahur haptazi kërkesën për republikë.

Për shkak të bindjeve të tij politike dhe ideve kombëtare, Mejdi Dalloshi, përjashtohet nga procesi edukativo-arsimor.

Vitet 1992 – 1996, periudhë kur okupatori serb kishte mbyllur objektet e shkollave te mesme, shtëpia e tij dhe e familjes së gjerë mbi qytetin e Kaçanikut u bë qerdhe e edukimit të nxënësve për të mbijetuar arsimi në shtëpitë shkolla. Angazhimi i tij me shokët u dallua edhe më 7 shtator të vitit 1990 për përgaditjen, në Shtëpinë e Kulturës që sot mban emrin e dëshmorit “Xheladin Kurtaj”, për shpalljen e Kushtetutes së Republikës së Kosovës.

Mejdiu i takonte plejadës së militantëve të paepur të Lëvizjes për çlirimin e Kosoves. Ishte personalitet i dalluar dhe me sukses gjatë vitit 1991, si udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Kaçanikut.

Më 11 prill 1995 e arrestohet me akuzën për veprimtari armiqësore, meqë punonte me planprogramet e Republikës së Kosovës.

Pas maltretimit dhe marrjes së tij në bisedë informative, pas 5 ditë arresti lirohet me kusht, por aktiviteti i tij vazhdon për realizimin e qëllimit final për çlirimin e Kosovës.

Më 10 gusht të vitit 1998 pas luftimeve të rrepta në fshatin Gabrricë, ku heroikisht bie Komandanti Agim Bajrami me bashkëlufatëtarët e tij, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, policia serbe arrestoi Mejdi Dashollin, Tefik Rakën, Hasan Dashollin dhe Avdyl Lumën. Ata bënë përpjekje për të arrestuar edhe Qamil Ilazin, Hajrush Kurtajn, Berat Lluzhën, Reshat Salihun, Bexhet Imishtin dhe Naser Kukën, por nuk ia arriten sepse këta tashmë gjendeshin në zonat e luftës çlirimtare.

Mejdi Dalloshi dhe të arrestuarit e tjerë dërgohen në burgun e Ferizajt. Ndërkohë ata dërgohen në burgun hetues të Prishtinës, kundër të cilëve ngrihet aktakuza që i rëndonte për formimin e njësiteve të UÇK -së. Mejdiu dënohet tri vjet burg. Ai fillimisht ndodhej në burgun e Gjilanit e pastaj dërgohet në burgun famëkeq të Dubravës.

Në këtë burg, Mjediu po vuante dënimin bashkë me A vdylgafurr Lumën, Danush Kurtaj, Tefik Rakën, Fatmir Kurtajn, Hasan Dalloshin, Ahmet Hoxhën, Ylber Topallin, Sylejman Bytyqin, Agim Reqicën, Besim Zymberin, Skënder Ferizin, Xhevat Hazirin, Bajrush Xhemajlin, Enver Topallin, Abdullah Tahirin, të riun Suad Bravën e të tjerë.

Më 21 maj të vitit 1999 goditet nga granata. Në mbrëmje të asaj dite.

Tri ditë më vonë, më 22 maj, forcat serbe bashkë me policinë e burgut kryejnë masakrën e tmerrshme mbi të burgosurit e tjerë shqiptarë në këtë burg, me ç’rast ekzekutojnë 197 prej tyre dhe plagosin rreth 200 të tjerë.

Me 26.8.1999 në varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, në prani të shumë bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të Kaçanikut dhe rrethinës, u varrosen: Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafur Luma, Danush Kurtaj e Suad Brava.

Dëshmori, Mejdi Dalloshi pas vetes la nënën Salihen, babain Hajrushin, vëllëzërit Isain, Valdetin, Flamurin e Çlirimin, motrat Qamilen, Mirishahen, Sadijen, Fatmiren, Adifeten dhe Fatimen dhe bashkëshorten, Minire Dalloshi, me djemtë Valonin e Artonin dhe me vajzat Blertën, Lavdinë e Donjetën.

Familja Dalloshi në shenjë respekti dhe nderimi ka marrë mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e Zonës, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Këshilli Komunal i Kaçanikut, si dhe Drejtoria e Arsimit në Kaçanik. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Nezir Myrtaj: Dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i kishte bashkuar ideali deri në vdekje

Është e njohur thënia se dëshmorët e kombit “nuk kanë hierarki dhe ata janë të …