leoni

Memli Krasniqi: E papranueshme që Kurti i krahason punëtorët me bandat kriminale në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritet të plotë me bizneset dhe punëtorët që sot protestuan kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrjet kryesore për në Prishtinë. Duke komentuar protestën, Krasniqi e quajti “të tmerrshëm” vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për kalimin e bizneseve të mëdha në tregun e hapur të energjisë, një vendim që, sipas tij, po i detyron të paguajnë deri në 300% më shumë. “Në emër të PDK-së, shpreh solidarizimin me mbi 140 mijë punëtorë dhe rreth 1 000 biznese që sot, përmes një proteste simbolike, kërkojnë të dëgjohen nga një qeveri që deri tani i ka injoruar plotësisht,” deklaroi ai. Krasniqi kritikoi ashpër deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka krahasuar bllokadat rrugore të bizneseve me veprimet e grupeve kriminale në veri të Kosovës. Sipas Krasniqit, protesta e sotme nuk përfaqëson një pakicë të papërgjegjshme, siç ka thënë Kurti, por një shumicë reale të ekonomisë vendore: “Nuk po flasim për 1 për qind, por për mbi 50 për qind të të punësuarve në sektorin privat – shtyllën e ekonomisë së vendit.”

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …