Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se parti të cilën ai e drejton është njëri nga shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës. Ai tha me këtë rast se angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje, kanë qenë temat të cilat i kanë diskutuar dje në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan. Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë. Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia”, ka shkruar Memli Krasniqi.
