Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Deputetët e Vetëvendosje marrin urdhra nga lartë për mos themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje marrin urdhra prej zyrtarëve të lartë për mos themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore. Për të pestën herë, ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dyshimet për procedurat për sigurimin e rezervave shtetërore.  Urdhrat që i detyrojnë deputetët e mazhorancës të mos paraqiten në komision vijnë nga nga kryeministri, i cili gjysmën e vizitave jashtë i ka në seminare e shkolla politike të së majtës në Greqi e vende tjera. Fatkeqësisht, këta deputetë janë bërë pjesë e maskaradës politike të Kurtit, i cili po angazhohet me ngulm që t’i pamundësojë opozitës të ushtrojë rolin e saj mbikëqyrës të punës së Qeverisë.

Hoti ka kritikuar Qeverinë për injorimin e opozitës si në rastin e mos dhënien e përgjigjeve për deputetët opozitarë, duke shtuar se kjo do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …