Ministria e Shëndetësisë në Gazë, njoftoi se nga sulmet ajrore izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 700 palestinezë për një ditë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, njoftoi se nga sulmet ajrore izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 700 palestinezë për një ditë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, njoftoi se nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 700 palestinezë për një ditë. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor. Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor. Që nga shpërthimi i luftës, numri i të vrarëve ka arritur në 5.800 në Gazë, përfshirë 2.360 fëmijë tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Kidra. Të paktën 16.297 të tjerë janë plagosur, tha ai. Ai tha se kanë pranuar 1.550 raportime për njerëz të zhdukur, përfshirë 870 fëmijë, duke sugjeruar se të zhdukurit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …