Memli Krasniqi gjatë vizitës në Kaçanik kërkoi nga Qeveria të mos anashkalojë e injorojë komunat që udhëhiqen nga opozita

Memli Krasniqi gjatë vizitës në Kaçanik kërkoi nga Qeveria të mos anashkalojë e injorojë komunat që udhëhiqen nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dje ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku është pritur nga Kryetari Besim Ilazi. Ata kanë vizituar palestrën e re sportive, sallën e Edukatës Fizike në shkollën “7 shtatori”, trotuarin në fshatin Stagovë dhe projekte të tjera që po ndodhin aktualisht nga buxheti komunal. “Kisha kënaqësinë të jem përsëri në Kaçanik, për të parë nga afër punët të cilat tashmë ka filluar Kryetari i Komunës, Besim Ilazi me ekipin e tij. Ai më njoftoi për sfidat dhe vështirësitë e komunës me të cilat po ballafaqohen. Po ashtu, diskutuam për planet dhe prioritet e Kryetarit në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Së bashku vizituam disa projekte të cilat janë duke u zhvilluar me buxhetin vetanak të komunës, siç ishte për herë të parë një sallë e sporteve. Pastaj ishim në Stagovë, ku pamë punimet në trotuarin dhe ndriçimin publik, që lehtëson jetën e banorëve. U ndjeva i lehtësuar që pashë nga afër përfundimin e palestrës sportive, të cilën unë e kam iniciuar kur kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”, tha Kryetari Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …