Memli Krasniqi: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në gjykata

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për pesëvjetorin e arrestimit të udhëheqësve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kritikuar zvarritjen e procesit në Hagë dhe mungesën e drejtësisë për të akuzuarit. Sipas Krasniqit, më 5 nëntor 2018, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u ndaluan padrejtësisht dhe që nga atëherë procesi është karakterizuar nga vonesa dhe mungesë transparence. “Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton”. Ai ka theksuar se udhëheqësit e arrestuar shkuan në Hagë me dinjitet dhe pa kërkuar privilegje, si burrështetas dhe si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësinë ndërkombëtare. Sipas tij, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë, pasi është shkruar me gjak dhe sakrificë të popullit kosovar. Krasniqi ka bërë thirrje që Kosova të mos e harrojë këtë sakrificë: “Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Sot, pesë vjet më vonë, Kosova kërkon drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët.”

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Pesë vite padrejtësi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar me rastin e …