leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i largojë sa më parë barrikadat në pjesën veriore

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të veprojë e t’i largojë barrikadat në pjesën veriore. Prandaj, siç kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe, disa herë, po e bëj këtë thirrje përsëri uroj për herë të fundit, ka thënë Krasniqi”.  Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë. Krasniqi ka thënë po ashtu se barrikadat janë shndërruar në politikë të Vuçiqit. Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si përpjekje  për ndarjen e Kosovës. Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë”, ka deklaruar, Memli Krasniqi, por pa shpjeguar sesi do të hiqte barrikadat kur atje ka ndërhyrë KFOR-i

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …