Brickos

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë, Albin Kurti po e rëndon jetën e qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova do të përballet me një dimër shumë të vështirë, për faktin se janë rritur çmimet në mbi 100% dhe nuk ka asnjë veprim konkret nga Qeveria aktuale lidhur me këtë çështje. Nga vizitat që është duke zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës, ai  thotë se një prej preokupimeve kryesore të qytetarëve është  ngritja e çmimeve. Që nga vjeshta çdo parametër, te çdo paralajmërim ekonomik tregon që ne do të kemi një përshkallëzim në kuptimin negativ të situatës ekonomike dhe kjo do ta ndikojë drejtpërdrejtë dhe gjendjen e rënduar sociale. Nëse Qeveria nuk ndërmerr veprime konkrete sipas propozimeve që ne tashmë i kemi dhenë e të cilat mund të diskutohen do të merren vendime të përbashkëta në Kuvendin e Kosovës unë druaj se do të kemi një situatë më të vështirë sesa që e kemi pasur gjatë këtij viti dhe nuk është aspak e lehtë as sot. Përkundër faktit se  ne kishim fituar në dy nivele të gjyqësorit të Kosovës lëndën tonë për ta anuluar vendimin krejtësisht të padrejtë dhe të paligjshëm për rritjen e tarifave të energjisë ndërsa Gjykata Supreme tani e ka kthyer në fuqi ne do të kemi një dimër shumë më të vështirë e sidomos nëse do të jetë një dimër i ftoftë siç parashikohet të jetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …