Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti duhet të deklarohet menjëherë për arrestimin e bashkë-partiakut të tij, Nagip Krasniqi

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti duhet të deklarohet menjëherë për arrestimin e bashkë-partiakut të tij, Nagip Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se arrestimi i krye-shefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që kanë thënë për muaj të tërë se qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor. Kryeministri Kurti duhet të deklarohet menjëherë për arrestimin e mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse tani e ka momentin të flasë për bojlerë e filterë, që pretendonte se i kupton mirë e që po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij. Memli Krasniqi ka  thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë, lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …