leoni

Memli Krasniqi kujtoi viktimat e masakrave të Poklekut e Çikatovës, ku nga 54 të masakruarit, 23 prej tyre ishin fëmijë

Memli Krasniqi kujtoi viktimat e masakrave të Poklekut e Çikatovës, ku nga 54 të masakruarit, 23 prej tyre ishin fëmijë

Sot janë bërë 24 vjet kur forcat Ushtarake e policore serbe  kryen  masakrat të më të çmeriturat  në Poklek dhe në Çiktaovë të Vjetër të komunës së Drenasit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar viktimat e kësaj masakre, ndërsa ka veçuar faktin se nga 54 të masakruarit mizorisht, 23 prej tyre ishin fëmijë. Ai ka  shkruar me këtë rast se sa më shumë që po kalojnë  vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi, kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk ka dalë para drejtësisë deri më sot. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime – derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës! Ka shkruar me këtë rast  Memli Krasniqi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …