Memli Krasniqi mirëpret deklaratën e Trump-it, nëse s’kemi institucione, pozicioni i Kosovës rrezikohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur “të mirëseardhur” deklarimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rikthimin në skenën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për media, Krasniqi tha se fakti që Trump e përmendi Kosovën si një çështje me prioritet është pozitiv, pavarësisht sfidave globale si lufta në Lindjen e Mesme apo agresioni rus në Ukrainë. Megjithatë, ai paralajmëroi se pozicioni i Kosovës mund të dëmtohet rëndë nëse vendi vazhdon të mbetet në bllokadë institucionale. “Për shkak të kryeneçësisë së Kurtit, Kosova mund të mos jetë e gatshme të përgjigjet nëse vjen ndonjë kërkesë nga SHBA për një qasje të re në dialog”, tha Krasniqi. Ai theksoi se konsolidimi i institucioneve është urgjent, në mënyrë që Kosova të mos humbasë mbështetjen ndërkombëtare në një moment kyç.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci pret në takim homologun zviceran, Martin Pfister , për bashkëpunimin ushtarak dhe rolin e diasporës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrin në detyrë …