Memli Krasniqi: Nuk ka votë në grupin tonë parlamentar për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme

Krasniqi: Nuk ka votë në grupin tonë parlamentar për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie për mos votimin e qeverisë Hoti. “Nuk e votojmë në asnjë mënyrë qeverinë Hoti, ne jemi konsistent në atë që duhet të jemi në opozitë, dhe do të jemi në opozitë në të vërtetë, nuk ka votë në grupin parlamentar të PDK-së për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme. Ky është qëndrim i prerë i PDK-së, është votuar, kemi pasur mbledhje për këtë çështje, nuk kemi pasur as diskutim që ndoshta duhet të votohet, por edhe ë kuptimin formal kemi vendim që PDK e voton kundër qeverinë. Kemi pasur takim virtual dhe absolutisht kemi vendosur që ta votomë kundër, pra do të jenë 24 vota kundër”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …