Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka rrëfyer një moment që e cilësoi historik nga pragshpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai tregoi se kishte qenë dëshmitar i një takimi mes Hashim Thaçi dhe Adem Demaçi, një ditë para shpalljes së pavarësisë. Sipas Krasniqit, Thaçi ia kishte shpalosur flamurin e shtetit të ri Demaçit, një çast që e përshkroi si thellësisht emocional dhe të paharrueshëm. Ai tha se e kishte “fotografuar në mendje” atë moment dhe e kishte përjetuar si histori të gjallë para syve të tij, ndërsa më pas ishte edhe një nga deputetët që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, duke e quajtur këtë një krenari jetësore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
