Memli Krasniqi: PDK mbetet konsistente, nuk e votoi Rashiqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja ka mbajtur qëndrimin e saj të pandryshuar duke mos e votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. “PDK është partia e vetme me qëndrime konsistente. Ashtu bëmë edhe sot, duke abstenuar për nënkryetarin e komunitetit serb,” tha Krasniqi, duke theksuar se partia e tij ka vepruar në përputhje me parimet e saj si para aktgjykimit të Kushtetueses, ashtu edhe pas tij. Sipas tij, situata aktuale në Kuvend kërkon një mekanizëm politik që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Mendoj që ka pasur hapësirë tjetër për konsiderim të konstituimit legal apo kushtetues,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …