Von der Leyen

Ursula von der Leyen viziton Kosovën – takime me Osmanin dhe Kurtin më 15 tetor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të hënën turneun e saj treditësh në Ballkanin Perëndimor, vizitë që do ta përmbyllë të mërkurën, më 15 tetor, në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Vizita e saj, e para gjatë mandatit të dytë, pritet të fokusohet në procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit, si dhe në përforcimin e bashkëpunimit politik e ekonomik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Më herët, Von der Leyen do të vizitojë Tiranën dhe më pas do ta përfundojë turin në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …