Memli Krasniqi: Prizreni, kryeqyteti historik iu ka kthyer zhvillimit me kryetarin, Shaqir Totaj edhe pse Qeveria po e bojkoton

Memli Krasniqi: Prizreni, kryeqyteti historik iu ka kthyer zhvillimit me kryetarin, Shaqir Totaj edhe pse Qeveria po e bojkoton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren ku së bashku me kryetarin, Shaqir Totaj, kanë vizituar realizimin e projekteve që kanë nisur të zhvillohen në kryeqytetin historik e kulturor. Krasniqi u shpreh i kënaqur që një ndër punët e para të mëdha të qeverisjes së re në këtë komunë është përmirësimi i infrastrukturës rrugore. “Sot jam këtu jo vetëm për të inkurajuar kryetarin Shaqir Totaj, por edhe për t’i përgëzuar për faktin që atë që e kanë premtuar para disa muajsh kur morën besimin e qytetarëve për ta qeverisur kryeqytetin tonë historik, Prizrenin, tashmë janë duke e zbatuar, duke e vënë në praktikë, duke e realizuar, sepse e kanë kthyer Prizrenin vërtetë në një kantier ndërtimi.”, tha ai. Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për bllokimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, gjë që po i pengon komunat në implementimin e shumë projekteve kapitale. “Por, gjithsesi kur ka vullnet, kur ka profesionalizëm, kur ka përkushtim e besim të ndërsjellë me qytetarët, punët realizohen dhe Prizreni është një nga këta shembuj të mirë, është një model i qeverisjes ndryshe, i qeverisjes me qytetarin dhe për qytetarin dhe është model i qeverisjes që PDK do ta mbështesë e do ta replikojë, jo vetëm në nivelin komunal, por edhe në nivelin qendror në të ardhmen. Prandaj i përgëzoj qytetarët e Prizrenit për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së, kryetarit Totaj dhe këtij ekipi të mrekullueshëm.”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …