Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Tendenca e Qeverisë, duke i sulmuar në mënyrë të paprecedentë deputetët është dëshirë e saj për të shtypur opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për dhunën fizike në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pati edhe ofendime mes deputetëve. Ai ka thënë se deputetët e partisë se tij janë ballafaquar me një orkestim të pastër nga ana e Qeverisë, që, fatkeqësisht, ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës. “Kjo tendencë e Qeverisë, duke i sulmuar në mënyrë të paprecedentë deputetët tanë, përveç dëshirës së tyre për të shtypur opozitën, në prapavijë ka edhe dy qëllime të tjera. E para: Që përmes një skandali tjetër, të mbuloj dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …