Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë, në të cilën kryeministri Albin Kurti foli për rritje të pagave dhe pensioneve. Krasniqi e ka cilësuar këtë si një “tentativë për mashtrim elektoral”, në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai ka theksuar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është realizuar asgjë nga premtimet që tash po përsëriten në minutat e fundit të mandatit. “Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarët e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh e zgjedhje parlamentare”, ka deklaruar Krasniqi. Sipas tij, qytetarët nuk do të mashtrohen më me premtime të vonuara, duke shtuar se “ajo që s’u bë për pesë vjet, do të bëhet më mirë, më shumë e më shpejt – por me një qeveri të re, pa Albin Kurtin dhe pa Vetëvendosjen”. Në përmbyllje të reagimit, kryetari i PDK-së u shpreh: “Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					