Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Ushtria e Kosovës nuk do të ishte fare pa vendosmërinë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin trevjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka deklaruar  se kjo ushtri është krenaria e përhershme e shtetit. Ai ka thënë se ushtria nuk do të ishte e tillë pa vendosmërinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Tri vite më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi legjislacionin për shndërrimin e Forcës së  Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës  Pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë Kadri Veselit, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.  Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …