U vazhdohet mandati edhe për dy vite 17 prokurorëve të EULEX-it në Kosovë

Komisioni i Venecias hodhi poshtë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria për nënshtrimin e KPK-së

“Komisioni i Venecias” i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,  të përgatitur nga Qeveria, me qëllim për të shkarkuar prokurorët sipas preferencave të Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni e ka konsideruar tejet të rrezikshëm planin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, pasi reforma që qeveria planifikon ta bëjë në sistemin prokurorial,  nuk duhet të çojë në nënshtrimin e Këshillit Prokuorial ndaj shumicës qeverisëse. Projekt amendamentet propozojnë që të gjithë anëtarët e pavarur të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Ky propozim rrit rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në dhe duhet rishqyrtuar”, është thënë në opinionin e Komisionit të Venecias. Komisioni ka theksuar se duhet të sigurohet që komponenti bazë i KPK-së të jetë mjaftueshëm pluralist, në mënyrë që anëtarët e emëruar me votat e shumicës qeverisëse në Kuvend, nuk do të mund të udhëheqin të vetëm, pa ndikim nga politika.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun

Milovan Dreçun: Aktakuza kundër Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së, rezultat i punës sonë

Milovan Dreçun, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se …