Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra ka tërhequr vërejtjen për pasojat që ka vendi ynë nga prerja ilegale e pyjeve. Ai ka theksuar se kjo po shkakton dëme të mëdha ekonomike dhe mjedisore. “Duhet të kemi parasysh në terren ka prerje të planifikuara, po ne kemi fatkeqësisht prezent edhe fenomenin e prerjeve ilegale që është njëra nga problemet kryesore në pylltarinë e Kosovës, prerjet ilegale shkaktojnë dëme të shumta jo vetëm ekonomike por edhe në aspektin ambiental, por në bazë të dhënave tona nga terreni ka një trend të zvogëlimit të prerjeve ilegale por sidoqoftë kjo vazhdon të jetë prezente ende dhe ne me të gjitha mjetet që kemi dhe me rojet e pyllit dhe me institucionet e tjera jemi duke luftuar fenomenin e prerjeve ilegale të pyjeve” ka theksuar kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
